Kjo ueb-faqe është punuar në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i ekosistemit digjital inkluziv”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Shoqata Konekt në periudhën nga 01.02.2022 deri më 31.10.2023.
Si pjesë e projektit, u zhvilluan më shumë se 30 trajnime dhe lloji tjetër i evenimenteve edukative, të organizuara me qëllim të ofrimit të mbështetjes dhe njohurive për institucionet, organizatat civile, bizneset, nga njëra anë dhe qytetarët, nga ana tjetër, për zbatimin e duhur të rregullativës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë, por edhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjive të reja, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Përveç trajnimeve, partnerët e projektit punuan edhe në ndërgjegjësimin publik për këto tema përmes përgatitjes së vizualizimeve, aktiviteteve edukative dhe storjeve kërkimore.
Në kuadër të projektit, u zbatua edhe vlerësimi periodik i harmonizimit të shërbimeve publike elektronike me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili rezultoi në përgatitjen e rekomandimeve për avancimin e situatës, ndërsa u hartua edhe Metodologjia për vlerësimin e ndikimit mbi privatësinë e shërbimeve publike që është në procesin e digjitalizimit, si dhe Udhërrëfyesi për oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet publike.
Gjatë projektit u vendos edhe bashkëpunimi konstruktiv me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila dha kontribut të veçantë në realizimin e aktiviteteve.