1. /
  2. Ndihma dhe përdorimi

Ndihma dhe përdorimi

Mirë se vini në faqen e internetit e-ucilnica.azlp.mk.

Kjo faqe interneti përmban një larmi burimesh që mund t’i shkarkoni dhe përdorni falas, ofron mundësinë për të kontrolluar aspekte të ndryshme të sistemit të mbrojtjes së të dhënave personale në organizatën/kompaninë/institucionin tuaj, e po ashtu ofron përgjigje për pyetjet e parashtruara shpesh në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në situata të ndryshme jetësore. Për më tepër, kjo faqe e internetit përmban edhe mundësi për të testuar njohuritë tuaja mbi temën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ky seksion është i disponueshëm vetëm me regjistrim paraprak, ndërsa pas përfundimit të suksesshëm të testit përkatës, në e-mailin tuaj do të merrni një certifikatë të personalizuar të lëshuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për të krijuar një certifikatë me emrin dhe mbiemrin tuaj, do t’ju duhet t’i vendosni këto të dhëna në seksionin e regjistrimit. Testin e njëjtë mund ta zgjidhni vetëm një herë në 30 ditë. Zgjidhja e testeve dhe shkarkimi i certifikatës është gjithashtu falas.

Për navigim më të lehtë nëpër faqen e internetit, ju lutemi zgjidhni opsionin Harta e faqes.