Kompanitë dhe institucionet si kontrollues janë të detyruara, ndër të tjera, të shpjegojnë në detaje se cilat të dhëna personale
mbledhin, për çfarë qëllimi dhe mbi çfarë baze ligjore, si dhe kush i përdor të dhënat personale dhe çfarë masash zbatojnë për
mbrojtjen e të dhënave personale.
Mënyra specifike në të cilën kompanitë/institucionet përmbushin detyrimin e tyre ligjor për të informuar subjektet e të dhënave
personale (klientët, punonjësit, bashkëpunëtorët…) për të drejtat e tyre është zgjedhja e vetë kompanisë/institucioneve, sigurisht,
me kusht që ajo të përmbushë të gjitha kërkesat e përcaktuara në LMDP (nenet 16, 17 dhe 18), i cili është objekt i shtjellimit në
këtë Udhëzues.
Në këtë drejtim, individëve duhet t’u sigurohet informacioni përkatës në formën e një dokumenti të veçantë, siç është Politika e Privatësisë.