1. /
  2. Resurse për zyrtarë

Metodologji për vlerësimin e ndikimit ndaj privatësisë së shërbimeve publike që janë në proces të digjitalizimit

Me këtë Metodologji përshkruhet procedura e kryerjes së Vlerësimit të ndikimit ndaj privatësisë së shërbimeve publike të cilat janë në proces të digjitalizimit në të gjitha institucionet publike, dhe Vlerësimi i ndikimit të cilin inteligjenca artificiale do ta ketë mbi privatësinë e qytetarëve, nëse zbatohet nga institucionet në procesin e ofrimit të shërbimeve publike. Metodologji … Read more

Udhëzues për oficerë për mbrojtje të të dhënave personale në institucione publike

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është që të japë udhëzime dhe rekomandime praktike për zbatimin e rregullave aktive nga sfera e të dhënave personale nga institucionet shtetërore dhe publike, në rolin e kontrollorëve si dhe për oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale, që janë të emëruar nga ana e tyre. Duke u udhëhequr nga rregullativa … Read more

Udhëzues për hartimin e politikave të privatësisë

Kompanitë dhe institucionet si kontrollues janë të detyruara, ndër të tjera, të shpjegojnë në detaje se cilat të dhëna personale mbledhin, për çfarë qëllimi dhe mbi çfarë baze ligjore, si dhe kush i përdor të dhënat personale dhe çfarë masash zbatojnë për mbrojtjen e të dhënave personale. Mënyra specifike në të cilën kompanitë/institucionet përmbushin detyrimin … Read more

Udhëzues për ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale

Sa herë që një kontrollues ngre pyetjen nëse lejohet përpunimi i të dhënave personale, për shembull, ruajtja, fshirja ose zbulimi i të dhënave tek një palë e tretë, përgjigja qëndron në bazën ligjore për përpunimin. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për arritjen e përputhshmërisë me LMDP, ky udhëzues është hartuar për të sqaruar … Read more

Udhëzues për transferimin e të dhënave personale drejt vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare

Korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut njeh rëndësinë dhe rrezikun e shtuar për të dhënat personale në rastin e transferimit të të dhënave në vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare dhe, për rrjedhojë, përmban kërkesa specifike që synojnë të ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje të të dhënave … Read more

Udhezues per mbrojtjen e te dhenave personale ne sektorin financiar

Industria financiare kalon në transformim bazik për shkak të zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe globalizimit. Këto momente zhvillimore sollën edhe sfidë të re për institucionet financiare në formë të miratimit të masave të reja për harmonizim të legjislacionit nacional në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të personave … Read more

Video: Çfarë janë të dhënat personale?

Nëse keni dyshime se çfarë janë dhe çfarë nuk janë të dhënat personale, kjo video do t’ju ndihmojë t’i sqaroni ato. Kujdes, fakti që disa të dhëna janë personale nuk nënkupton edhe ndalim për përpunimin, përdorimin, ndarje e tyre, etj., por është e rëndësishme që këto procese të kenë gjithmonë bazë ligjore.