Industria financiare kalon në transformim bazik për shkak të zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe globalizimit. Këto momente zhvillimore sollën edhe sfidë të re për institucionet financiare në formë të miratimit të masave të reja për harmonizim të
legjislacionit nacional në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të personave fizikë.
Edhe pse disa nga parimet themelore nga regjimi i vjetër i mbrojtjes së të dhënave personale ende nuk zbatohen, Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave solli disa koncepte të reja të cilat mund të kenë ndikim të konsiderueshëm mbi sektorin financiar dhe të
imponojnë ndryshime në mënyrën në të cilën këto institucione i përpunojnë të dhënat personale.
Qëllimi i këtij Udhëzuesi është të sigurojë përkrahje të kontrolluesve dhe përpunuesve nga sektori financiar dhe ta rrisë vetëdijen për elementet kryesore lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga ana e kompanive që punojnë në këtë sektor.
Udhezues-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-personale-ne-sektorin-financiar