A e dini se disa të dhëna personale konsiderohen të dhëna të veçanta personale dhe, si të tilla, përpunimi i tyre i nënshtrohet kushteve paksa më të rrepta? Në këtë video ne shpjegojmë se cilat janë kategoritë e veçanta të të dhënave personale dhe sipas cilave rregulla përpunohen ato.
Videove
Video: Çfarë janë të dhënat personale?
Nëse keni dyshime se çfarë janë dhe çfarë nuk janë të dhënat personale, kjo video do t’ju ndihmojë t’i sqaroni ato. Kujdes, fakti që disa të dhëna janë personale nuk nënkupton edhe ndalim për përpunimin, përdorimin, ndarje e tyre, etj., por është e rëndësishme që këto procese të kenë gjithmonë bazë ligjore.
Video: Rregullat për kryerjen e mbikëqyrjes me video
Si e dimë nëse kamerat që shohim në ambiente publike, në institucione, zyra, në ndërtesa, qendra tregtare etj. na ndjekin ligjërisht? Kjo video do t’ju ndihmojë të kuptoni se në cilat raste dhe nën cilat kushte mund të kryhet mbikëqyrja me video.
Video: Kategoritë e veçanta të të dhënave personale